Moti sot në Kosovë

Kosova

Moti sot në Kosovë

Më: 8 maj 2021 Në ora: 07:07
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për motin që do të mbajë këto ditë.

“Gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell.

Të shtunën parashihet të ketë rënie në vlerat e temperaturave maksimale, për shkak të prezencës së masave ajrore të cilat kanë origjinë nga verilindja“, thuhet në njoftim.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-26 gradë. Indeksi UV mbetet i lartë, kryesisht ditën e premte, kështu që apelohet kujdes ndaj atyre personave që kanë probleme me sëmundje kronike, sidomos kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17, mundësisht të jetë sa më i kufizuar.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat