Caktohet masa e paraburgimit ndaj një të pandehuri, për veprën penale: falsifikimi i dokumenteve

Kosova

Caktohet masa e paraburgimit ndaj një të pandehuri, për veprën penale: falsifikimi i dokumenteve

Më: 8 maj 2021 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjyqtarja e procedurës – Shpresa Emra, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 06.05. 2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 06.06.2021., ndaj të pandehurit H.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: falsifikimi i dokumenteve, nga neni 390 par. 1 të Kodit Penal të Kosovës.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit H.M., kavlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:

– I pandehuri H.M., në periudhën kohore Janar – Mars të vitit 2021, në Malishevë, pikërisht në agjencinë e tij, i njëjti përpilon dokument të falsifikuar, ndryshon dokumentin origjinal me qëllim të shfrytëzimit dhe atë 23 diploma të lëshuara në emër të personave të ndryshëm banor të komunave të ndryshme të Republikës së Kosovës për të cilat është pretenduar që janë lëshuar nga një Shkollë e mesme e lartë profesionale në Prizren, dhe të gjitha këto diploma janë përdorur gjatë aplikimit për vizë pune në shtete të BE-së, kurse personat e pajisur me këto diploma kanë paguar 350.00 – 400.00 euro për një diplomë, mirëpo pas verifikimit në librat amë të shkollës profesionale në Prizren, është konstatuar se gjithë këto diploma janë të falsifikuara dhe jo të lëshuara nga kjo shkollë.

Kurse a do të argumentohen këto fakte do të vlerësohet në fazat e mëtejme të procedurës penale.

Gjyqtarja e procedurës ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh se hetimet janë në fazën fillestare, dhe para Prokurorisë duhet të dëgjohen të dëmtuarit të cilët kanë blerë këto diploma, i pandehuri dhe ndonjë dëshmitar tjetër eventual.

Gjithashtu me rastin e caktimin të paraburgimit gjyqtarja e procedurës ka marrë parasysh edhe peshën e veprës penale, faktin që dyshohet se janë falsifikuar 23 diploma, si dhe me rastin e urdhër kontrollit nga ana e Policisë së Kosovës, në zyrat e agjencisë të të pandehurit janë gjetur edhe diploma tjera të dyshuara të falsifikuara.

Nga të lartë cekurat, gjyqtarja e procedurës ka vlerësuar se caktimi i paraburgimit duke u mbështetur në rrethanat e lartcekura është më i domosdoshëm për të parandaluar rrezikun e përsëritjes së veprës penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat