Tahiri: Podujeva do të bëhet me treg modern

Kosova

Tahiri: Podujeva do të bëhet me treg modern

Nga: A.SH Më: 8 maj 2021 Në ora: 15:51
Foto

Kandidati për kryetar të Podujevës nga AAK, Besnik Tahiri ka thënë se, mandatin 2021-2025, Podujeva do të ketë një hapësirë, treg modern, i cili do të bëhet adresë e prodhuesve llapjanë të bujqësisë, blegtorisë, mirëpo edhe të artizanateve dhe produkteve tjera, duhet të jetë bazamenti i një adrese për zhvillim ekonomik lokal dhe për punësim.

Sipas tij, duhet të punohet që produkti që prodhohet në Llap, të plasohet në kryeqytet, në gjithandej Kosovën, në Shqipëri, e pse jo në Kroaci dhe vende të BE-së.

Postimi në Facebook:

Çka e zhvillon ekonominë dhe punësimin në Llap?

Cila është formula më e suksesshme?

Janë pyetje të cilave duhet dhënë përgjigje në mandatin 2021-2025. Ky qytet, që në historinë e vet ka pasur dhe ka punëtorë të tregtisë së vogël dhe mesme, prodhues të vogël dhe të mesëm, duhet ta kenë vendin ku ta plasojnë produktin e tyre.

Ajo si është sot, është e pamjaftueshme, është e pa dinjitetshme dhe është hapësirë që nuk krijon treg të mjaftueshëm.

Në mandatin 2021-2025, një hapësirë, treg modern, i cili do të bëhet adresë e prodhuesve llapjanë të bujqësisë, blegtorisë, mirëpo edhe të artizanateve dhe produkteve tjera, duhet të jetë bazamenti i një adrese për zhvillim ekonomik lokal dhe për punësim. Duhet të punohet që produkti që prodhohet në Llap, të plasohet në kryeqytet, në gjithandej Kosovën, në Shqipëri, e pse jo në Kroaci dhe vende të BE-së.

Është detyrë e kryetarit të Komunës që të kujdeset për të gjithë barabar, të kujdeset që pjesa e derdhur në ara e fusha, në bujqësi e blegtori, në artizanat e kulturë, të plasohet në formën më të dinjitetshme dhe moderne.

Këtë do ta bëjë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat