Kjo është gjendja me Covid-19 në Malishevë

Kosova

Kjo është gjendja me Covid-19 në Malishevë

Më: 8 maj 2021 Në ora: 17:12
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, dy persona janë shëruar nga covid-19 dhe janë regjistruar dy raste të reja.

Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e IKSHPK, IRSHP në Prizren dhe QKMF në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevës, si dhe nga komunikimi me rastet në terren.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1105 raste, prej tyre 1023 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 30 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat