8 të shëruar dhe 2 raste të reja me Covid-19 sot në Malishevë

Kosova

8 të shëruar dhe 2 raste të reja me Covid-19 sot në Malishevë

Më: 12 maj 2021 Në ora: 15:12
Malishevë

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, 8 persona janë shëruar nga covid-19 dhe janë regjistruar 2 raste të reja.

Këto të dhëna janë konfirmuar nga ana e IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga fillimi i pandemisë e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar 1107 raste, prej tyre 1036 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 19 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat