Gashi uron festën e Fitër Bajramit; “Qoftë nën bekimin e Zotit çdo familje shqiptare!”

Kosova

Gashi uron festën e Fitër Bajramit; “Qoftë nën bekimin e Zotit çdo familje shqiptare!”

Më: 12 maj 2021 Në ora: 21:25
Xhafer Gashi

Në prag të festës së Fitër Bajramit, kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, ka uruar të gjithë besimtarët e fesë islame, duke uruar agjërim e lutje të pranuara dhe të mbizotërojë paqja, begatia e harmonia në familje. 

Kryetari Gashi, ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë ata të cilët u solidarizuan me familjet në nevojë, njëkohësisht ai ka bërë thirrje në forcimin e vlerave sublime të shoqërisë dhe së bashku pa dallim të punojmë për mirëqenie e zhvillim; “Festa e Fitër Bajramit, është festë e bashkimit, unitetit, bujarisë, fisnikërisë,solidarizimit e tolerancës, të besojmë në këto vlera sublime, të i forcojmë ato, të mbështesim dhe përkujdesemi për njëri-tjetrin dhe bashkarisht pa dallim të punojmë për një mirëqenie dhe zhvillim më të mirë.”

Urimi i plotë i Kryetarit Gashi:

“Të dashur bashkëqytetarë, 

Të nderuar besimtarë të fesë islame,

Kalojë plotë një muaj që me përkushtim, sakrificë e devotshmëri bashkë me familjet tona përfunduam obligimin ndaj Zotit të madhërishëm, në prag të festës së madhe të Fitër Bajramit, me lejoni të ju përcjellë urimet më të përzemërta duke uruar agjërim e lutje të pranuara dhe të mbizotërojë paqja, begatia e harmonia në familjet tuaja. Në këtë muaj të solidaritetit dhe kujdesit për nevojtarët, shpreh mirënjohjen time për të gjithë donatorët, humanistët e diasporën shqiptare të cilët shtrinë dorën e ndihmës dhe përkrahjes për familjet në nevojë.

Festa e Fitër Bajramit, është festë e bashkimit, unitetit, bujarisë, fisnikërisë,solidarizimit e tolerancës, të besojmë në këto vlera sublime, të i forcojmë ato, të mbështesim dhe përkujdesemi për njëri-tjetrin dhe bashkarisht pa dallim të punojmë për një mirëqenie dhe zhvillim më të mirë.

Me fat festa e Fitër Bajramit! Qoftë nën bekimin e Zotit çdo familje shqiptare!

Xhafer Gashi”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat