Ky është parashikimi i motit për 5 ditët në vijim

Kosova

Ky është parashikimi i motit për 5 ditët në vijim

Më: 13 maj 2021 Në ora: 06:24
Foto ilustrim

Prishtina Weather bën të ditur se gjatë ditëve të ardhshme të javës pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët por që ka mundësi të kemi reshje shiu sporadike.

Ditëve në vijim mot me erë dhe rënie e lehtë e temperaturave, të enjten me mundësi për shi të dobët.  Në fundjavë kryesisht me vransira dhe mundësi për shi.

12.05.2021 – Ditëve të ardhshme parashihet të mbajë mot me erë, me vransira dhe intervale më të gjata me diell ditën e premte.  Të enjten paradite me mundësi edhe për riga lokale shiu.

Në fundjavë do të mbajë mot me më shumë vransira e kohëpaskohe priten edhe të reshura shiu, që ditën e diel mund të shoqërohen edhe me bubullima.  Temperaturat në rënie.

Në ditët e para të javës së ardhshme, parashihet mot i ndryshueshëm me vransira e diell, e nga dita e martë me mundësi për të reshura shiu, e temperaturat sërish në rënie.

Cilësia e ajrit mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira në ditët në vijim, vetëm në periudha të qetësisë shkurtimisht mund të kaloj në vlera mesatare.

13.05 – Paradite vransira e mundësi për riga lokale shiu.  Ditën me erë, e vransirat shpërndahen, ku më vonë do të ketë edhe kthjellime.

14.05 – Kryesisht me diell dhe me erë gjatë ditës.  Pasdite përreth relieveve malore zhvillime të vransirave lokale.

15.05 – Kryesisht me vransira e kohëpaskohe priten mundësi për reshje të dobëta shiu.

16.05 – Vransira dhe intervale me diell.  Ditën priten edhe reshje lokale shiu, vende-vende të shoqëruara edhe me bubullima.

17.05 – Pjesërisht vranët e pa të reshura.

Temperaturat me tendencë të rënies edhe përgjatë fundjavës.  Minimalet luhaten nga 6C deri 8C, e maksimalet zbresin në 19C deri në 16C ditën e shtunë.  Të hënën rriten deri në 13C.

Do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme dhe fuqishme nga 8C deri 17m/s, e në fundjavë e lehtë dhe mesatare nga jugu dhe perëndimi 3-11m/s.

Shtypja atmosferike do të mbetet paksa e ulët nën vlera normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat