​ShSKUK: 25 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë, 225 në okisgjenoterapi

Kosova

​ShSKUK: 25 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë, 225 në okisgjenoterapi

Më: 13 maj 2021 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka treguar se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 317 pacientë me Sars CoV-2, ku 219 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 25 prej tyre janë në gjende më të rënduar shëndetësore dhe 225 janë në asistim të oksigjeno-terapisë.

Vetëm në QKUK janë të shitrirë 151 pacientë.

Raporti i plotë i ShSKUK-së:

319 pacientë në trajtim në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme

Bazuar në raportimet nga klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, të shtrirë pë trajtim nga Sars- Cov-2, në nivel të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë 319 pacientë, 219 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 25 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 225 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 151 pacientë

11 prej tyre në gjendje të rënduar

103 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë

115 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 65 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 14 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 55 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 11 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 2 pacient

Klinika e Gjinekologjisë, 4 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 168 pacientë

14 në gjendje të rënduar

116 të konfirmuar pozitivë

110 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit, 38 pacientë

Spitali i Gjakovës, 28 pacientë

Spitali i Pejës, 36 pacientë

Spitali i Gjilanit, 28 pacientë

Spitali i Ferizajt, 19 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 9 pacientë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat