Komuna e Suharekës pranon donacion disa shporta për hudhjen e mbeturinave

Kosova

Komuna e Suharekës pranon donacion disa shporta për hudhjen e mbeturinave

Më: 14 maj 2021 Në ora: 16:08
Bali Muharremaj

Komuna e Suharekës ka pranuar një donacion nga një qytetar për hudhjen e mbeturinave.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj.

Njoftimi i plotë:

Dr.Shefket Kuçi nga buxheti familjar, ka dhënë një donacion të vlefshëm për qytetin.

Janë shportat për hudhjen e mbeturinave, të cilat janë vendosur kryesisht në Sheshin e Qytetit.

Ky gjest human ndikon në ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit. Natyrisht vlera e kësaj, ka kuptim nëse i ruajmë dhe nuk dëmtohen.

Jam falenderues dhe mirënjohës për këtë veprim, i cili respekton qytetarët dhe avanson angazhimin human të vendit tonë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat