Bardhi tregon numrin e personave që janë vaksinuar në Kosovë, flet edhe për tollovinë e djeshme

Kosova

Bardhi tregon numrin e personave që janë vaksinuar në Kosovë, flet edhe për tollovinë e djeshme

Më: 15 maj 2021 Në ora: 13:36
Albin Kurti

37 mijë persona në nivel vendi janë vaksinuar deri më tani me vaksinën anti-Covid, ka bërë të ditur koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi.

Bardhi në një konferencë për media, ka thënë se sot në të gjitha qendrat e vaksinimit janë vaksinuar rreth dy mijë persona.

“Deri në këto momente në të gjitha qendrat e vaksinimit në Kosovë janë vaksinuar 2 mijë e 100, ndërsa nga dita e parë janë vaksinuar 37 mijë të vaksinuar në nivel vendi”, tha Bardhi.

Koordinatori është deklaruar edhe rreth tollovisë së krijuar dje, situatë për të cilën ka thënë se shpreson të mos përsëritet më.

“Gjëra që ndodhën, ndodhën. Shpresojmë dhe shumë besojmë që gjërat e tilla nuk do të përsëriten. Me rëndësi është që ne të vazhdojmë me procesin e vaksinimit. Të gjithë ata që nuk janë thirrur për t’u konfirmuar nuk vaksinohen në sallën “1 Tetori”, tha ai.

Ndryshe, në Kosovë po vijon edhe më tutje procesi i vaksinimit i stafit shëndetësorë dhe personave mbi moshën 65-vjeçare.

Dje është krijuar një tollovi e madhe para sallës “1 tetori”, gjë për të cilën ka pasur shumë reagime kundër Qeverisë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat