Këshilli Drejtues e konfirmon Lulzim Shoshin kryetar të Degës së PDK-së në Istog

Kosova

Këshilli Drejtues e konfirmon Lulzim Shoshin kryetar të Degës së PDK-së në Istog

Më: 15 maj 2021 Në ora: 21:33
Dega e PDK-së në Istog

Këshilli Drejtues e ka konfirmuar Lulzim Shoshin kryetar të Degës së PDK-së në Istog.

Po ashtu, Këshilli në mbledhjen e mbajtur sot, i ka dhënë mbështetje edhe Kryesisë së Degës së PDK-së në Istog.

“Në këtë mbledhje, është diskutuar edhe për përgatitjet për zgjedhjet lokale, të cilat mbahen në tetor të këtij viti. Lulzim Shoshi, ishte zgjedhur kryetar i Degës së PDK-së në Istog në Kuvendin e rregulltë zgjedhor para dy vitesh.

Një kopje e procesverbalit të kësaj mbledhje do t’i dërgohet Kryesisë Qendrore të PDK-së në Prishtinë”, është thënë në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat