Moti sot në Kosovë

Kosova

Moti sot në Kosovë

Më: 16 maj 2021 Në ora: 07:06
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët por edhe rrezet e diellit nuk do të mungojnë.

Sipas institutit, si pasojë e ndryshimit të presionit atmosferik ka mundësi që vende-vende, kryesisht rrëzë maleve të ketë ndonjë rigë të dobët shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.

Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat