​292 pacientë po trajtohen nga Covid-19

Kosova

​292 pacientë po trajtohen nga Covid-19

Më: 16 maj 2021 Në ora: 16:11
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se në klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme, të shtrirë si pasojë e COVID-19, janë në trajtim 292 pacientë.

Sipas njoftimit, 187 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 17 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 218 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

“Në QKUK janë të shtrirë 160 pacientë, 9 prej tyre, në gjendje të rënduar, 98 të konfirmuar me Sars Cov-2 dhe 131 me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftim.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive, 63 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 14 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 67 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 9 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive

Klinika e Pediatrisë, 5 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 2 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 132 pacientë

8 prej tyre, në gjendje të rënduar

89 të konfirmuar pozitivë

87 me oksigjeno-terapi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat