Tahiri prezanton kandidaten e radhës për Asamblenë në Podujevë

Kosova

Tahiri prezanton kandidaten e radhës për Asamblenë në Podujevë

Nga: A.SH Më: 16 maj 2021 Në ora: 18:00
Besnik Tahiri dhe Albanë Talla

Kandidati për kryetar të Podujevës, Bensik Tahiri ka prezantuar kandidaten për asamble të kësaj komune, Albanë Talla.

Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se, ajo është zotuar se do të jetë zëri i qytetarëve, sidomos i grave dhe rinisë nga Llapi. Do të punojë shumë në ngritjen e barazisë dhe forcimin e rolit të gruas në Llap.

Postimi në Facebook:

Albanë Talla, është gazetare e diplomuar. E ushtron profesionin e gazetares qe një dekadë. Ka punuar në media të shkruara, online si dhe ka qenë autore e një emisioni në televizionin TV Llapi.

Rrjedh nga një familje e madhe llapjane, me kontribut kombëtar dhe humanitar. Gjyshi i Albanës, Bahtir Talla, nga Letanci, njihet në Llap për bamirësinë e tij dhe lëshimin e shtëpive për shkolla gjatë viteve të 90-ta.

Albana ka vendosur t'i bashkohet ekipit tim profesional, si dhe do të jetë kandidate e Listës në garën për Asamblenë e Podujevës.

Është zotuar se do të jetë zëri i qytetarëve, sidomos i grave dhe rinisë nga Llapi. Do të punojë shumë në ngritjen e barazisë dhe forcimin e rolit të gruas në Llap.

Jam i bindur se me Albanën dhe shumë të rinj të tjerë, do ta bëjmë ndryshimin e duhur në Komunën e Podujevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat