Hoxhë Fatmir Latifaj emocionohet kur tregon se si i babai djalit të vrarë e fali gjakun

Kosova

Hoxhë Fatmir Latifaj emocionohet kur tregon se si i babai djalit të vrarë e fali gjakun

Më: 16 maj 2021 Në ora: 23:42
Hoxhë Fatmir Latifaj

Hoxhë Fatmir Latifaj, që është Imam në Xhaminë e Shipolit në Mitrovicë,  në emisionin ‘Kojshia Show’ shpalosi shumëçka edhe punën e tij që po bënë për t’i pajtuar familjet që kishin ngatërresa në mes veti!

Ai befasohet në emision nga një familjar i një të vrari, i cili e kishte fali gjakun.

Hoxhë Fatmiri tregon se Arsim Syla në vitin 2014 kishte humbur djalin, i cili ishte vrarë në korridorin e shkollës së mesme në Mitrovicë.

“Ky burrë për hatër të Zotit e ka shtrirë dorën e pajtimit, pak ditë pas rastit tragjik… Burrat dy fjalë i kanë. Ata që e donë Zotin, Zoti ua jep mundësinë një herë në jetë me dëshmue dhe me hy në faqet e bardha të historisë. Ky edhe familja e tij dhe vëllezërit e tij kanë hy në faqet e bardha të historisë me faljen e gjakut”, tha hoxhë Fatmiri.

Babai i djalit të vrarë tha se e ka falë gjakun e djalit me ndihmën e hoxhë Fatmirit.

Ndërsa, hoxhë Fatmiri citoi fjalët  e Arsimit me rastin e faljes së gjakut të djalit të tij.

“Ma vëri: ‘Hoxhë, nëse e fali gjakun e djalit, a takohem ndonjëherë me djalin tem?’. I thashë, Arsim bëje njet për riza të Zotit, se Zoti ka premtu se në xhenet ka me na tubu. Më tha: Çou në këmbë bre burrë se ta paça falë për riza të Zotit”, ka treguar hoxha.

Më tej Arsimi ka rrëfyer momentin kur e kishte kuptuar se i është vrarë djali. 

Ndiqeni vdeon nga minuta 32:00 për ta parë detajet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat