Psikologu Telaku: Nxënësit nuk janë shpikës të dhunës, por ata vijnë nga shtëpia me të

Kosova

Psikologu Telaku: Nxënësit nuk janë shpikës të dhunës, por ata vijnë nga shtëpia me të

Më: 17 maj 2021 Në ora: 18:43
Naim Telaku

Psikologu Naim Telaku ka thënë se fenomeni i ngacmimit seksual nëpër shkolla është i pranishëm kudo nëpër botë, ku 30 deri në 35 përqind e nxënësve janë të përfshirë nëpër çështje të ngacmimeve seksuale.

“Tek ne, 13 përqind e nxënësve dhe mësimdhënësve nuk ndjehen të sigurt nëpër shkolla, ndërsa mbi 60 përqind e nxënësve kanë raportuar së kanë parë fenomene të ngacmimit seksual nëpër shkolla”.

“Sa i përket komunikimit me psikologun, nxënësit tregojnë gatishmëri që të flasin, por problemi është se shkollat kanë mungesë të psikologëve. Sot, në Kosovë kemi 680 mijë deri në 700 mijë nxënës ndërsa kemi 100 deri në 120 psikologë”, ka thënë Telaku në InfoMagazine.

Telaku tutje shton se Ministria e Arsimit thotë se një psikolog duhet të punojë me një mijë nxënës e që për të kjo është ë pamundur.

Sipas tij, nxënësit nuk janë shpikës të dhunës por që ata vijnë nga shtëpia me to.

“Pasja e telefonave mobil nga nxënësit në shkolla i rritë gjasat që fenomene të tilla të përsëriten. Fenomenet ku shfaqen agresivitet e dhunë, nxënësit nuk janë shpikës të  dhunës por që ata vijnë nga shtëpia me të”, ka thënë Telaku.

“Është e domosdoshme që edhe mësimdhënësit duhet të trajnohen për këtë çështje, sepse mendoj që shumë mësimdhënës nuk e kanë qasjen e duhur. Është e nevojshme që të hartohet një strategji nga MASHT që të trajtohen këto fenomene”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat