Ngjarjet e paralajmëruara për nesër

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër

Më: 18 maj 2021 Në ora: 00:16
Foto ilustrim

Në kuadër të Javës nacionale të sigurisë rrugore,“Marakli t’Biciklave” dhe Policia e Kosovës shpërndajnë broshura informative për ngasësit e automjeteve. (Stacioni i Policisë Jug, ish-hotel “Victory”, Prishtinë, ora 09:00)

Komisioni për Ekonomi, Industri shqyrton vendimin e Qeverisë për kryetar dhe anëtarë të Bordit të Autoritetit Rregullativ për Komunikimeve Elektronike dhe Postare – ARKEP dhe raportin vjetor të AKK-së për 2020. (Kuvendi i Kosovës, salla N-10, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Komisioni për Arsim shqyrton raportin e auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”. Merr pjesë ministrja Arberie Nagavci. Po ashtu shqyrtohet raporti i auditimit të performancës” Procesi i licencimit të shfrytëzuesve të mineraleve ndërtimore e industriale dhe mbrojtja e ambientit nga kjo veprimtari”.Të ftuar, ministri i MMPHI dhe KPMM. (Kuvendi i Kosovës, salla N-506, ora 10:00)

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, takohet me homologun e tij nga Shqipëria, Niko Peleshi. (Ministria e Mbrojtjes, ora 10:30)

Misioni EULEX prezanton raportin special për ndikimin e COVID-19 në sundimin e ligjit në Kosovë. (Hotel “Swiss Diamond” Prishtinë, ora 11:00)

Organizata ETEA publikon raportin hulumtues “Fakulteti i Edukimit si parakusht për cilësinë e arsimit paraunversitar në Kosovë”. (Kinema “Armata”, Prishtinë, ora 11:00-12:40)

Java Globale e Sigurisë Rrugore vazhdon me një marshim me fëmijët dhe shpërndarja e maskave te qytetarët bashkërisht me Policinë e Kosovës. (Sheshi “Zahir Pajaziti” Prishtinë, ora 11:00)

Mbahet 'Java e Pastrimit me Unitetin". (Vend-nisja nga Ura e Ibrit Mitrovicë, ora 11:00)

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomash Szunyog merr pjesë në hapjen e muzeut etnografik në Gjilan. (Ish-objekti i Shkollës së Muzikës, Gjilan, ora 11:00)

Organizata People in Need në Kosovë (PIN) organizon ceremoninë e dhënies së granteve për projektet e përzgjedhura përmes një konkursi publik në kuadër të projektit Fuqizimi i Zërave Lokalë për Zhvillim të Barabartë (ALVED). (Hotel “Garden”, lagjja “Emshir” Prishtinë, ora 12 :00)

Ekspozohen punimet e pjesëmarrësve, në kuadër të aktivitetit “Arka Arkeologjike dhe Etnologjike”. (Muzeu Kombëtar i Kosovës, ora 12:00)

Komisioni për Legjislacion shpall konkurs për zgjedhjen e drejtorit të Agjencisë Kundër Korrupsionit. (Kuvendi i Kosovës, salla N-303, ora 13:00)

Komisioni për Bujqësi takohet me Bordin mbikëqyrës të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla N-204, ora 13:00)

Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton propozimin për nismën legjislative lidhur me Projektligjin për Mbrojtje nga Dhuna nё Familje. (Kuvendi i Kosovës, salla N-225, ora 13:00)

Kuvendi Komunal i Prizrenit mban mbledhjen e dytë për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022-2024. (Ora 13:00)

Nxënës të gjimnazeve “Sami Frashëri”, “Xhevdet Doda, dhe “Ahmet Gashi” në Prishtinë organizojnë marshin protestues “TRAUMË, JO LOJË”, me pikëtakim te sheshi “Zahir Pajaziti” dhe marshim deri te ndërtesa e Komunës së Prishtinës. (Ora 14:30)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat