Mot me shi edhe sot

Kosova

Mot me shi edhe sot

Më: 18 maj 2021 Në ora: 06:48
Ilustrim

18.05 - Pjesërisht vranët. Orëve të hershme të mëngjesit dhe paradite priten edhe reshje të dobëta shiu.

19.05 - Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Pasdite me të reshura shiu, që vende-vende do të shoqërohen edhe me bubullima.

20.05 - Kryesisht me vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Kohëpaskohe me mundësi për reshje të dobëta shiu.

21.05 - Më shumë diell me vransira kalimtare gjatë ditës.

Temperaturat e ajrit pasi shënojnë rritje ditën e hënë, më pas do kenë një tendencë të rënies. Minimalet në rënie graduale nga 10C deri në 5C ditën e premte, maksimalet nga 24C, mund të zbresin deri në 17C ditën e enjte.

Të hënën pritet të fryjë erë më e fuqishme nga jugperëndimi 8-14m/s, me hove edhe deri në 18m/s. E ditëve të ardhshme do të fryjë edhe nga krahu veriore me shpejtësi 4-10m/s.

Shtypja atmosferike luhatet mes vlerave nën normale dhe përreth deri ditën e premte, kur shënon një rritje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat