Kërkohet sigurti për kalimtarët në rrugë

Kosova

Kërkohet sigurti për kalimtarët në rrugë

Më: 18 maj 2021 Në ora: 12:52
Foto

Ministria e Infrastrukturës me AMRKS dhe në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, në kuadër të javës së gjatë globale të sigurisë rrugore, organizoi një marshim me fëmijë, duke kërkuar rrugë sa më të sigurta për kalimin e qytetarëve.

Derisa fëmijët mbanin në duar pllakata “Love30”, aty u shpërndanë edhe maska tek qytetarët.

Ema Smajli nga Asociacioni Kosovar i Motorizimit, tha se do të ishte më mirë të ketë më shumë rrugë me zonë 30km/h.

Smajli: Të bëjmë rrugët më të sigurta për qytetarë

“Këtë vit është java e gjashtë e sigurisë rrugore që është e organizuar nga Ministria e Infrastrukturës, AMRKS, dhe Kolegji Tempulli, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës... mesazhi ynë këtë vit është streets for life “Love 30”, që do të thotë kishte me qenë shumë më mirë që njëra prej rrugëve tek ne në Kosovë... të jetë deri në 30km/h, për arsyeje që secili fëmijë, secili qytetarë, secili i moshuar tek e fundit me dal edhe dhe me u ndi i sigurt, me kalu rrugën si këtu si kudo tjetër... qëllimi i këtij organizimi është të i bëjmë rrugët e Kosovës sa më të sigurta për secilin kalimtarë”, tha ajo.

Përndryshe, java e gjatë globale e sigurisë rrugore ka nisur dje me shënimin e aktiviteteve të ndryshme për sigurinë në rrugë dhe do të vazhdoi deri më 25 maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat