Kamioni ngec nën urë në dalje të Fushë Kosovës

Kosova

Kamioni ngec nën urë në dalje të Fushë Kosovës

Më: 30 maj 2021 Në ora: 21:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Këso raste nuk na rastisin shpesh që t’i shohim në rrugët e Kosovës.

Një kamion i madh i cili ishte duke bartur makineri të ndërtimit ka ngecur nën një urë në dalje të Fushë Kosovës.

Lexuesit e medias kanë dërguar fotografi.

Sipas tyre kamioni e kishte të pamundur të depërtonte ndër urë për ta vazhduar rrugën dhe kishte qëndruar disa orë aty.

Mjeti transportues ka arritur që të lëvizte pak për t’ua mundësuar kalimin veturave që kalonin andej pari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat