Vetëm katër raste aktive me Coronavirus në Malishevë

Kosova

Vetëm katër raste aktive me Coronavirus në Malishevë

Më: 4 qershor 2021 Në ora: 15:55
Foto ilustrim

Komuna  e Malishevës ka njoftuar se aktualisht në këtë komunë janë edhe katër raste aktive me koronavirus.

Në njoftimin e kësaj komune thuhet se sot në këtë komunë nuk është regjistruar asnjë rast i ri me koronavirus, teksa është shëruar një person.

Njoftimi i plotë:

Në 24 orët e fundit, në territorin e Komunës së Malishevës, një person është shëruar nga Covid-19 dhe nuk është regjistruar asnjë rast i ri. Numri i rasteve aktive bie në 4 raste. Këto të dhëna janë të konfirmuara përmes komunikimit të rregullt të IKSHPK-së, IRSHP-së në Prizren dhe QKMF-së në Malishevë, me shtabin emergjent komunal në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me Covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo: Nga regjistrimi i rastit të parë, më 14 mars 2020, e deri më sot, me covid-19 janë regjistruar gjithsejtë 1121 raste me Covid-19, prej tyre 1067 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe aktiv me covid janë edhe 4 persona.

Pavarësisht gjendjes së qëndrueshme me Covid-19, Shtabi Emergjent i Komunës së Malishevës, vazhdon të jetë në përcjellje të vazhdueshme të situatës, dhe me këtë rast ju bën thirrje të gjithë qytetarëve, që masat dhe rekomandimet e institucioneve përgjegjëse shëndetësore, ti respektojnë në përpikëri, në mënyrë që të mos përhapet më shumë kjo sëmundje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat