Parashikimi i motit në Kosovë

Kosova

Parashikimi i motit në Kosovë

Më: 12 qershor 2021 Në ora: 07:19
Moti

Në fundjavë moti mbetet mot jostabil me shi e bubullima, derisa ditëve të para të javës pritet të ketë vransira e intervale me diell, por pa të reshura.

Nga dita e hënë parashihen kushte më të qëndrueshme, ku do të ketë vransira dhe intervale me diell, por pa mundësi të mëdha për shi.  Të hënën edhe pritet të mbajë mot më i freskët.  Sipas parashikimeve të fundit, nga dita e enjte parashihen më shumë kthjellime dhe rritje e temperaturave.

Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira edhe në fundjavë.

Indeksi i rrezeve UV do jetë në vlera të larta ditën e shtunë, e të dielen e të hënën në vlera mesatare.

12.06 – Në mëngjes kryesisht me diell.  Ditën do të ketë zhvillime të vransirave, që sjellin edhe rrebeshe shiu me bubullima.  Deri në mbrëmje të reshurat pushojnë. 

13.06 – Kryesisht me vransira.  Nga mesdita priten edhe të reshura shiu, aty këtu edhe me bubullima.  Në mbrëmje me kthjellime.

14.06 – Më freskët, kryesisht me vransira dhe erë.  Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu.

15.06 – Vransira dhe intervale me diell.

16.06 – Vransira dhe intervale me diell.

Temperaturat e ajrit me tendencë të rënies deri ditën e hënë.  Minimalet luhaten nga 8C deri 11C, e maksimalet nga 22C zbresin deri në 18C ditën e hënë, e deri të mërkurën me tendencë të rritjes në 25C.

Era do të fryj mesatarisht dhe mesatarisht e fuqishme kryesisht nga veriu 4-12m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes mbi vlera normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat