Mot i freskët në fillim-jave

Kosova

Mot i freskët në fillim-jave

Më: 13 qershor 2021 Në ora: 19:47
Ilustrim

Java fillon me mot paksa më të qëndrueshëm por më të freskët, me vransira e diell. Në pjesën e dytë rritje e temperaturave.

E hëna edhe fillon me mot më të freskët, ku parashihet të fryjë erë më e ftohtë nga krahu verior, e nuk përjashtohen mundësi edhe për riga lokale shiu.

Nga e enjta dhe e premta do të ketë pak më shumë intervale me diell, por edhe do të mbajë mot shumë i ngrohtë, me rritje të temperaturave. Sipas parashikimeve të fundit, në fundjavë do të mbajë mot më i nxehtë, me më shumë diell, edhepse ditën e diel ka gjasa për zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Indeksi i cilësisë së ajrit, pa ndryshime dhe mbetet në vlera të pranueshme dhe të mira edhe gjatë kësaj periudhe.

Indeksi i rrezeve UV në vlera mesatare ditëve të para të javës, e deri të premten rritet në vlera shumë të larta.

14.06 - Më freskët, vransira dhe intervale me diell, herë herë edhe me erë. Vende-vende me mundësi për riga lokale shiu.

15.06 - Herët në mëngjes përreth viseve malore me mundësi për reshje të dobëta shiu. Paradite intervale me diell, e gjatë ditës zhvillime të vransirave, por pa të reshura.

16.06 - Më ngrohtë, me vransira dhe intervale me diell.

17.06 - Kryesisht me diell, e pasdite vransira të pakta.

18.06 - Shumë ngrohtë e kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit fillimisht në rënie, e më pas me tendencë të rritjes deri në fundjavë. Minimalet luhaten nga 8C deri 13C, e maksimalet nga 18C, të hënën, shënojnë rritje deri në 28C, ditën e premte.

Era do të fryj mesatarisht dhe mesatarisht e fuqishme kryesisht nga veriu 5-14m/s.

Shtypja atmosferike luhatet lehtë mbi vlera normale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat