Sot përurohet shtatorja e heroit të kombit Hafir Shala

Kosova

Sot përurohet shtatorja e heroit të kombit Hafir Shala

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 07:10
Ilustrim

Nën përkujdesjen e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe komunës së Drenasit, sot në orën 15:00 do të bëhet përurimi i shtatores së humanistit, mjekut dhe heroit të kombit Hafir Shala.

Shtatorja është e vendosur në oborrin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, e cila mban emrin e Hafir Shalës në Drenas.

Mjeku i UÇK-së Hafir Shala 23 vjet më parë është zhdukur në rrethana të panjohura dhe nga ajo kohë nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar në shkurt 2019, doktor Hafir Shalën me urdhrin “Hero i Kosovës”, për kontributin e jashtëzakonshëm gjatë luftës së UÇK-së, duke u kujdesur si mjek për ushtarët dhe popullatën civile në zonat e luftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat