Bulliqi: S’kam nevojë për truproje se qytetarët më kanë zgjedhur

Kosova

Bulliqi: S’kam nevojë për truproje se qytetarët më kanë zgjedhur

Më: 14 qershor 2021 Në ora: 08:18
Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, thotë se ai është i afërt me qytetarët dhe nuk ka krijuar kurrë distancë me ta gjatë pozicioneve qoftë politike apo profesionale që ka pasur.

“Në të gjitha pozicionet që i kam pas, profesionale dhe politike, kam qenë modest, s’kam krijuar distancë, i ndaj të mirat e të këqijat bashkë me qytetarët”, ka deklaruar ai.

Bulliqi ka rrëfyer se si një vajzë 12-vjeçare e ka pyetur pse nuk shoqërohet nga truprojat.

“Ishim para ca dite në QKMF dhe mbasi mbaruam punë, një vajzë 12-vjeçare po më përshëndet dhe gjatë bisedës, me tha kryetar ku i ke truprojat, i thash s’kam nevojë për truproje se qytetarët më kanë zgjedhur, s’kam nevojë me u ruajt prej qytetarëve të mi”, tha Bulliqi.

Ai më tej tha se po munohet të zgjidh problemet e qytetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat