345 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Kosova

345 raste aktive me coronavirus në Kosovë

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 07:33
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total janë 345 raste aktive me coronavirus në Kosovë.

Sot janë shëruar 94 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.988.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.117 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 99.394 doza të vaksinës.

MSH njofton se deri më sot 9.640 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat