Haradinaj: 17 tetori do të jetë data e kthesës për kryeqytetin tonë

Kosova

Haradinaj: 17 tetori do të jetë data e kthesës për kryeqytetin tonë

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 15:43
Daut Haradinaj

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga AAK-ja, Daut Haradinaj, pas caktimit të datës së zgjedhjeve lokale më 17 tetor, ka thënë se kjo datë do të jetë kthesë për kryeqytetin.

“Qytetari i Prishtinës e meriton që më në fund të marrë frymë lirshëm e të krenohet me qytetin e vet. Kjo garë nuk është sfidë vetëm për mua dhe ekipin tim, është ftesë e hapur për të gjithë qytetarët që të jenë pjesë e drejtpërdrejtë e rigjallërimit të Kryeqytetit tonë”.

“17 tetori është data e kthesës për Kryeqytetin tonë që e para të jetë Prishtina. Ne si grup, nuk garojmë për ego dhe përmbushje politike vetjake, as për arrogancë e etje për pushtet. Qasja jonë ndaj garës për Prishtinën është serioze dhe një mekanizëm i tërë është në lëvizje duke shkrirë gjithë kapacitetin dhe ekspertizën e tyre për Prishtinën me më shumë dinjitet, që do t’u bëjë konkurrecë kryeqyteteve të rajonit dhe më gjerë”.

Haradinaj u zotua dita-ditës do të shpalosë programin, për të cilin tha se mund të duket edhe ambicioz, por se për ekipin e tij është i arritshëm dhe i domosdoshëm.

“Bashkë, do të bëjmë gjëra të mira për Prishtinën tonë. Urime dhe paçim fat!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat