Tahiri: 17 Tetori, dita kur Podujeva do ta bëjë ndryshimin e madh

Kosova

Tahiri: 17 Tetori, dita kur Podujeva do ta bëjë ndryshimin e madh

Nga: A.SH Më: 15 qershor 2021 Në ora: 15:59
Besnik Tahiri

Më 17 tetor do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë.

Kandidati për kryetar të Podujevës, Besnik Tahiri ka thënë se 17 tetori do të jetë dita kur Podujeva do ta bëjë ndryshimin e madh, duke lënë prapa historinë e inateve, konflikteve politike, për të vendosur në synime të qarta për një qytet modern e të zhvilluar.

Postimi në Facebook:

17 Tetori, do të shënoj ditën, kur Podujeva do ta bëjë ndryshimin e madh, duke lënë prapa historinë e inateve, konflikteve politike, e për t’u vendosur në synime të qarta për një qytet modern e të zhvilluar.

Do të investojmë gjithë potencialin që kemi për t’i shërbyer ndryshimit të kësaj gjendje, e kemi pranuar me respekt dhe përkushtim këtë angazhim të ri që të dizajnojmë një program që sjell zhvillim.

Unë, ekipi im do të rrugëtojmë drejt mundësisë, shpresës, progresit dhe dijes, ku në qendër jeni ju dhe zgjidhjet e problemeve tuaja, drejt zgjidhjeve të mëdha për qytetin.

Ne do të ndryshojmë rrënjësisht qasjen në takime, debate e prezantime, duke ofruar program e zgjidhje konkrete, madje në themel. Së pari në fushatë. Pastaj në Qeverisje. Ne nuk japim zgjidhje të lehta për problemet e vështira, por ofrojmë program të qartë, drejt zgjidhjes konkrete, e dëshmojmë me përkushtim.

Fushatat dinë të jenë të zhurmshme me aq shumë fjalë, me aq shumë premtime, saqë në vend të qartësimit sjellin konfuzion mes ofertave të mirëfillta e deklaratave e fletushkave partiake.

Një besim e një ndëshkim, e jo cilësi e dëshmuar, ky ishte cikli i deritashëm zgjedhor. S'kemi si të mos habitemi me fjalët e reja për premtimet e vjetra, andaj na duhet që të besojmë vetëm në program e ekip, që ky cikël të marrë fund.

Në këto zgjedhje na duhet zgjidhje, mundësi të reja për rrugëtim që hapin shtigje për zhvillim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat