Asnjë rast aktiv me Covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës

Kosova

Asnjë rast aktiv me Covid-19 në territorin e Komunës së Malishevës

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 16:16
Malishevë

Asnjë rast aktiv me covid-19.

Në territorin e Komunës së Malishevës, nga sot nuk është asnjë rast aktiv me covid-19, pasi edhe personi i fundit që ka qenë aktiv është shëruar.

Të dhënat janë të konfirmuara nga ana e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, Instituti Rajonal i Shëndetit Publik në Prizren dhe Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt zyrtar me shtabin emergjent komunal në Malishevë.

Nga paraqitja e rastit të parë në territorin e Komunës së Malishevës, më 14 mars 2020, e deri më tani, me covid-19 janë regjistruar 1124 raste, prej tyre 1072 janë shëruar, 52 kanë vdekur dhe nuk ka asnjë rast aktiv me covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat