Rexhaj, nuk ndalet me ‘traditën’, nxjerr edhe një gjarpër nga një objekt

Kosova

Rexhaj, nuk ndalet me ‘traditën’, nxjerr edhe një gjarpër nga një objekt

Më: 18 qershor 2021 Në ora: 22:18
Hysni Rexha

Fillimisht e kontrolloi vendin ku gjendej gjarpri, pastaj nisi përpjekjet për ta kapur. Kështu pas pak sekondash, zvarraniku gjendej në duart e Hysni Rexhës. Entuziasti i zbutjes së kafshëve të premten hoqi një tjetër gjarpër nga një objekt.

“Faleminderit prej Zotit që mundem ta menaxhoj çdo situatë ku kanë rrezik popullata, ose firmat. Respekt për të gjithë! I gatshëm çdo here për popullatën” tha Rexhaj.

Jashtë objektit ai u prit nga një grup njerëzish, që po e gjironin me telefonë e po e duartrokisnin për atë që bëri. E gjatësia e gjarprit kësaj radhe sipas tij është rreth 1.5 metra.

“Duhet me qenë të gjithë të kënaqur, sepse faleminderit Zotit që e krijon një njeri që u  del në ndihmë vëllezërve, sepse është panik, pa marrë parasysh se a është dëmtues ose jo gjarpri, unë e di çfarë panike kanë njerëzit dhe unë jam i gatshëm të ju dalë në ndihmë” u shpreh Rexhaj.

I njohur edhe me nofkën “Njeriu Ujk”, Rexhaj më pas kafshën ia fali natyrës. Ai e la të lirë atë pranë një pylli dhe më pas u drejtua me fytyrë kah qielli dhe me gishtat tregues të ngritur lartë tha “Falënderoj Zotin për gjithçka”.

Javë më parë ai kishte larguar dy gjarpërinjtë nga themeli i një shtëpie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat