​Moti javën e ardhshme, rikthehen masat e nxehta ajrore nga Afrika

Kosova

​Moti javën e ardhshme, rikthehen masat e nxehta ajrore nga Afrika

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 17:04
Foto ilustrim

Dita e hënë fillon me mot me diell dhe relativisht e freskët, gjatë ditës parashihet të ketë zhvillim të vranësirave të cilat vende-vende do të sjellin riga shiu të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Nga dita e marte e tutje, vendi ynë do të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit të cilat zakonisht origjinën e kanë nga Afrika Veriore. Në fushat termike parashihet sërish të kemi rritje, ku maksimalet parashihen të arrijnë deri në 35-36 gradë Celsius, ditën e enjte.

Përpos ditës së hënë ku parashihen riga shiu ditët tjera do të jenë kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare.

Në fundjavë sërish parashihen vranësira të dendura gjë që do të ndikojnë në prishjen e kushteve meteorologjike.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-35 gradë Celsius.

Indeksi UV, përveç ditës së hënë ku do t’i ketë vlerat mesatare, ditëve tjera do të ketë vlera të rrezikut dhe kontakti direkt me rrezet e diellit nga ora 9-17 mundësisht të jetë sa më i kufizuar, sidomos për njerëzit e moshuar dhe ata me sëmundje kronike.

Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak të aktivitetit të disa elementeve meteorologjike me theks të veçantë të erës dhe presionit atmosferik, ndërsa kushtet agrometeorologjike do të jenë edhe më të mira, meqë dihet se korriku është muaji i korrje-shirjeve.

Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i verilindjes e lehtë dhe lokalisht e fortë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat