Malishevë: Asnjë rast pozitiv me Covid-19

Kosova

Malishevë: Asnjë rast pozitiv me Covid-19

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 16:23
Malishevë

Në 24 orët e fundit në territorin e Komunës së Malishevës, është shëruar personi i vetëm aktiv me covid-19 dhe kështu tashmë nuk ka asnjë rast aktiv me covid-19.

Këto të dhëna janë të konfirmuara nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Institutit Rajonal të Shëndetit Publik në Prizren dhe Qendrës Kryesore Mjekësisë Familjare në Malishevë, në komunikimin e rregullt me shtabin emergjent komunal në Malishevë.

Gjendja e përgjithshme me covid-19 në Komunën e Malishevës, është kjo:

Nga regjistrimi i rastit të parë me covid-19, më 14 mars 2020, e deri më sot, janë regjistruar gjithsejtë 1125 raste, prej tyre 1073 janë shëruar dhe 52 kanë vdekur, ndërsa nuk ka asnjë rast aktiv.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat