​Vushtrria nderon diasporën me aktivitete kulturore

Kosova

​Vushtrria nderon diasporën me aktivitete kulturore

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 21:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në kuadër të “Ditëve të Diasporës”, Komuna e Vushtrrisë, pasditen e së enjtes organizoi mbrëmjen poetike-artistike tek Kalaja e Qytetit. Ky aktivitet u konsiderua i rëndësishëm dhe mirëpritje për bashkatdhetarët në vetëlindjen e tyre.

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Vushtrri, Arta Ismajli tha se qëllimi i organizimit të tri ditëve të diasporës është kushtimi i vëmendjes ndaj diasporës dhe mirëpritja ndaj tyre.

Ismajli: Për tri ditë do të ketë aktivitete duke i kushtuar vëmendje diasporës

“Në drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport duhet pak fjalë e shumë punë. Ne këto ditë jemi mundu me i organizuar më të mirë të mundshme, për faktin se edhe viti 2020 ka shkuar me pandemi Covid 19, ku gjitha aktivitetet kulturore janë ndërprerë. Jam shumë e kënaqur që këtë herë jam mundu me bërë aktivitetet të larmishme. Për tri ditë do të ketë aktivitete duke i kushtuar vëmendje dhe duke i jap mundësi ti shijojnë këto aktivitet mërgimtarët dhe gjithë qytetarët e Vushtrrisë”, tha ajo.

Në mesin e shumë aktorëve dhe poetëve, Qamil Sahiti prezantoi poezinë e tij, teksa tha se qëllimi është afërsia e diasporës me vetëlindjen.

Sahiti: Më pyesin dhe thonë se çfarë iu bie ndërmend, por unë prapë i dua këta njerëz më të bukurit vend

“Disa më thonë mirëseardhje mërgimtar, sa k’i me nejt kur ke ardh. Ndonjëherë më pyesin si po kalon, a ma mirë këtu, atje. Shpesh më pyesin në cilin vend je. Nga Kosova kënd, afër a e ke. Ka nga ata që më thonë ke shpëtu, pa më pyetur fare mua. Pyetje e pashmangshme, a je martuar, a e ke nusen tonë, a të huaj. Të thonë nuk po më njeh a, si mund ta njohësh një njëri që 30 vjet se ke pa. Dikush edhe mund të thotë se nuk po plakesh o mërgimtar, nuk më shohin zemrën zi, por këmishën e bardhë. Unë nuk bëjë as një pyetje, nuk mbrohem as kur më sulmojnë, rri dhe nuk flas se mos më keqkuptojnë. Më pyesin dhe thonë se çfarë iu bie ndërmend, por unë prapë i dua këta njerëz më të bukurit vend”, tha ai.

Aktiviteteve e manifestimit "Ditët e diasporës" do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së premte, ku zyrtarët komunal pritet të kenë takim me të rinjtë e diasporës, ndërsa të shtunën do të organizohet sofra për mërgimtarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat