Ja tradita interesante në festat e Bajramit

Kosova

Ja tradita interesante në festat e Bajramit

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 00:06
Foto ilustrim

Urimet e përqafimet shtohen fort kur përfundon ceremonia e faljes së Kurban Bajramit. Sikur në xhaminë kryesore të Suharekës, kështu ndodh në secilën faltore.

Shtrëngimet në këso festa, për besimtarët përçojnë mesazhe të veçanta të unitetit e solidaritetit. Ndërsa nuk kursehen as urimet më të mira.

Uniteti, solidariteti dhe përkushtimi ndaj vendit dhe shoqërisë, ishin mesazhet kryesore të ligjëratës së Bajramit.

Xhamia në qendër të qytetit u mbush plotë, me masa të lehtësuara kundër COVID-19, për herë të parë pas dy vjetësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat