Mot me më shumë diell, e jo aq nxehtë

Kosova

Mot me më shumë diell, e jo aq nxehtë

Më: 21 korrik 2021 Në ora: 06:39
Ilustrim

Nga e mërkura mot më i qëndrueshëm, me më shumë diell, e jo aq nxehtë. Temperaturat lehtë nën vlera mesatare.

21.07 - Kryesisht me diell.

22.07 - Pas mëngjesit më të freskët, ditën kryesisht me diell.

23.07 - Mëngjesi i freskët. Ditën pjesërisht vranët, me intervale më të gjata me diell.

Temperaturat minimale në pjesën e dytë të javës shënojnë një rënie nga 15C e 17C sa do të jenë ditëve të para, në 12C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 24C deri në 27C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-10m/s.

Shtypja atmosferike mbetet nën vlera normale edhe ditën e hënë, më pas shënon rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat