“Qeveria Kurti 2 do të bie pas 5 ose 6 muajsh”

Kosova

“Qeveria Kurti 2 do të bie pas 5 ose 6 muajsh”

Më: 22 korrik 2021 Në ora: 23:31
Qeveria e Kosovës

Gazetari Valon Syla ka thënë se Qeveria Kurti 2 do të bie pas 5 ose 6 muajve.

Ai ka thënë se e tërë ngjarja rreth ngjitëses prej 5 eurove që pritej të aplikohej për qytetarët që regjistronin veturat e tyre është skandaloze.

“VV do të bie pas 5 ose 6 muajsh”, ka thënë ai.

Ministria e Infrastrukturës njoftoi sot se ka vendosur që të pezullojë vendimin për tiketën prej 5 eurove për regjistrim të automjeteve.

Lajmin e ka bërë të ditur, zv.ministri i Mjedisit Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, i cili vet e kishte nënshkruar këtë marrëveshje.

“Sot kam marrë vendim që të pezulloj marrëveshjen për tiketa ngjitëse deri në marrjen e vendimit përfundimtar për këtë çështje”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat