Mot i nxehtë, pasdite mundësi për zhvillime të vransirave lokale

Kosova

Mot i nxehtë, pasdite mundësi për zhvillime të vransirave lokale

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 07:04
Ilustrim

Para kemi mot më të qëndrueshëm, që do të karakterizohet me mot kryesisht me diell, e orëve të pasdites do të ketë edhe zhvillime të vransirave, por pa mundësi për të reshura. Në aspektin termik temperaturat do të jenë më afër vlerave mesatare, e tek nga dita e diel, i nxehti afrikan fillon sërish të rrisë temperaturat mbi vlera mesatare.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht përreth vlerave të pranueshme dhe të mira.

Indeksi i rrezeve UV, në këto ditë me intervale më të gjata me diell, mbetet kryesisht në vlera të larta, por edhe shumë të larta. E në këto raste preferohet t'i ikim qëndrimit më të gjatë në diell nga ora 10 deri 16.

23.07 - Kryesisht me diell e orëve të pasdites edhe me zhvillime të vransirave lokale.

24.07 - Kryesisht me diell, e pasdite me vransira të shpërndara përreth viseve malore, që më vonë mund të sjellin ndonjë rigë lokale shiu.

25.07 - Kryesisht me diell dhe më nxehtë.

26.07 - Shumë nxehtë e kryesisht me diell. Pasdite vonë përreth viseve malore mundësi për rrebesh shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 12C deri 14C, e ditën e hënë shënojnë rritje deri në 16C. Maksimalet deri të shtunën luhaten ndërmjet 25C e 27C, e të dielen shënojnë rritje deri në 30C, e të hënën i afrohen edhe shkallës prej 35C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-10m/s.

Shtypja atmosferike mbetet nën vlera normale edhe ditën e hënë, më pas shënon rritje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat