Rahoveci, komuna më transparente në vend

Kosova

Rahoveci, komuna më transparente në vend

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 11:08
Pamje nga konferenca

Top pesë komunat më transparente për vitin 2020 vlerësohet të jenë Rahoveci, Lipjani, Drenasi, Gjakova dhe Mitrovica e Jugut.

Raporti “Transparometrit komunal 2020 & Transparenca e komunave në retrospektivë” i publikuar sot nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), shpalos të gjeturat e nivelit të transparencës së institucioneve lokale në 38 komunat e Kosovës bazuar në 48 indikatorë vlerësues të përzgjedhur konform obligimeve ligjore dhe udhëzimeve administrative që rregullojnë̈ punën dhe funksionimin e institucioneve të qeverisjes lokale.

Ismet Kryeziu drejtor ekzekutiv i KDI-së theksoi se transparenca dhe llogaridhënia e institucioneve publike janë parakushtet kyçe për qeverisje të mirë dhe demokratike.

Ministri i Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi theksoi se transparenca është një nga shtyllat kryesore për qeverisje të mirë, derisa ka shtuar se si Ministri kanë hartuar dy projekte për avancimin e transparencës komunale.

Kryetari i komunës së Lipjanit Imri Ahmeti u shpreh se përkundër sfidave me pandeminë Covid-19 gjatë vitit 2020 kanë arrit t’i përmbushin indikatorët për transparencë komunale.

Ndërsa, kryetari i Rahovecit Smajl Latifi theksoi se komuna të cilën e udhëheq ai viteve të fundit ka progres në rritjen e transparencës falë angazhimit të zyrtarëve komunal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat