MSh-ja ka një kërkesë për qytetarët që kanë familjarë me aftësi të kufizuara

Kosova

MSh-ja ka një kërkesë për qytetarët që kanë familjarë me aftësi të kufizuara

Më: 23 korrik 2021 Në ora: 14:37
Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar nga qytetarët që kanë familjarë me aftësi të kufizuara, të cilët ende nuk janë vaksinuar kundër COVID-19, që t’i regjistrojnë në Qendrën e vaksinimit, me qëllim të organizimit të vaksinimit të tyre përmes ekipeve mobile.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, MSH-ja ka bërë me dije se për regjistrim është i nevojshëm një dokument identifikimi i vlefshëm i personit më aftësi të kufizuara, kontakti dhe adresa e banimit.

Komunikata e plotë:

Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët të cilët kanë familjarë me aftësi të kufizuara, të cilët ende nuk janë vaksinuar kundër COVID-19, që së më parë që ka mundësi t’i regjistrojnë në Qendrën e vaksinimit në komunën përkatëse , me qëllim të organizimit të vaksinimit të tyre përmes ekipeve mobile.

Deri më tani, ekipet mobile të vaksinimit në nivel vendi kanë vaksinuar një numër të konsideruar të qytetarëve me aftësi të kufizuara, sipas të dhënave që kanë pasur komunat dhe kërkesave të vet qytetarëve, por me qëllim që të vaksinohet secili, qytetarët luten të bashkëpunojnë për regjistrimin dhe vaksinimin e tyre.

Për regjistrim është i nevojshëm një dokumenti identifikimi i vlefshëm i personit më aftësi të kufizuara, kontakti dhe adresa e banimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat