Mot i ngrohtë, sërish vapë afrikane

Kosova

Mot i ngrohtë, sërish vapë afrikane

Më: 24 korrik 2021 Në ora: 16:19
Ilustrim

Në fundjavë mot kryesisht me diell. Nga e diela më nxehtë. Javën e ardhshme vjen vapa afrikane me temperatura maksimale edhe mbi 35C.

23.07.2021 - Ditëve të fundjavës mbi vendin tonë mbetet mot kryesisht me diell, të shtunën jo aq nxehtë, e nga dita e diel pritet të mbajë mot më i nxehtë. Prej ditës së hënë vapa afrikane depërton mbi rajonin tonë ku pritet të rrisë temperatura maksimale vende-vende edhe mbi 35C.

Ditën e shtunë përreth viseve malore mbeten mundësi për riga lokale shiu. Mundësi për rrebeshe të shkurta shiu priten edhe ditën e hënë, kryesisht përreth viseve malore.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë vlerave të pranueshme, e me depërtimin e vapës afrikane, mbi rajon do të shtrihen edhe koncentrime të pluhurit saharian, që mund të rrisin vlerat e indeksit edhe në mesatare, e poashtu edhe koncentrimet e ozonit sipërfaqësor mund të shënojnë rritje që shtynë indeksin në vlera mesatare.

Indeksi i rrezeve UV, në këto ditë me intervale më të gjata me diell, mbetet kryesisht në vlera të larta, por edhe shumë të larta. E në këto raste preferohet t'i ikim qëndrimit më të gjatë në diell nga ora 10 deri 16.

24.07 - Kryesisht me diell. Pasdite përreth viseve malore do të ketë zhvillime të vransirave lokale, me mundësi edhe për ndonjë rigë lokale shiu.

25.07 - Kryesisht me diell dhe më nxehtë.

26.07 - Shumë nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite do të ketë vransira kalimtare, e përreth viseve malore shfaqen mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullima.

27.07 - Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë.

28.07 - Shumë nxehtë e kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 14C deri 19C, e maksimalet shënojnë rritje deri në 31C të dielen, e nga mesi i javës edhe deri në 35C, vende-vende edhe mbi.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga jugperëndimi 2-9m/s, të mërkurën me hove edhe deri në 13m/s.

Shtypja atmosferike luhatet brenda vlerave normale, me tendencë të rritjes deri ditën e martë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat