Jahjaga u shpreh ngushëllime familjarëve të të vdekurve nga aksidenti në Kroaci

Kosova

Jahjaga u shpreh ngushëllime familjarëve të të vdekurve nga aksidenti në Kroaci

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 11:25
Atifete Jahjaga

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka shprehur ngushëllime për personat që kanë humbur jetën nga aksidenti në Kroaci.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Facebook u ka uruar shërim sa më të shpejt të mbijetuarve.

“Thellësisht e prekur nga aksidenti i sotëm në Kroaci i një autobusi që po barte pasagjerë nga Frankfurti për në Kosovë. Ngushëllime familjarëve të viktimave, ndërsa të mbijetuarve ju uroj shërim sa më të shpejt!Siguria në komunikacion në kohën e pushimeve verore vazhdon të mbetet sfidë për autoritetet lokale e rajonale”, ka shkruar ish-presidentja.

Tutje, Jahjaga bëri thirrje për kujdes të shtuar gjatë vozitjes si dhe të shqiptohen masa më të rrepta për ata që cenojnë sigurinë në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat