Zbulohet pllaka përkujtimore për heroin Qazim Zekaj

Kosova

Zbulohet pllaka përkujtimore për heroin Qazim Zekaj

Më: 25 korrik 2021 Në ora: 21:15
Istogu

Sot në fshatin Moistir të Komunës së Istogut është zbuluar pllaka përkujtimore për veteranin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qazim Zekaj.

Gjatë ceremonisë nuk munguan as fjalët për veprimtarinë e Zekajt, i cili gjithmonë luftoi përballë armikut.

Në këtë ceremoni kryetari i OVL-UÇK dega në Drenas, Enver Hajdari, ka shpërndarë mirënjohje si shenjë respekti për dëshmorët dhe për Qazim Zekaj.

Zekaj dijen e tij e kishte shpërndarë edhe tek nxënësit në Istog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat