Vetëm 393 doza të vaksinave jepen në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova

Vetëm 393 doza të vaksinave jepen në 24 orët e fundit në Kosovë

Më: 26 korrik 2021 Në ora: 15:19
Foto ilustrim

Vetëm 393 vaksina janë dhënë në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga kjo ministri kanë thënë se deri tani 357 mijë e 980 vaksina janë administruar në vend.

248 mijë e 747 persona janë vaksinuar deri tani, ndërsa 109 mijë e 233 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 393 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357.980 doza të vaksinës. Deri më sot 109.233 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sot u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19.

Nga ky institut është thënë se me vaksinim qytetarët do ta ruajnë shëndetin e tyre dhe të tjerëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat