Ofrohet punë praktike për të rinjtë e komuniteve pakicë

Kosova

Ofrohet punë praktike për të rinjtë e komuniteve pakicë

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 15:20
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Podujevë, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me përfaqësuesit e Organizatës “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” përmes të cilës do të ofrohet punë praktike me pagesë për dy të rinj nga këto komunitete.

Në takimin ku ishte i pranishëm edhe drejtori i Arsimit, Avni Fetahu, kryetari Bulliqi tha se kjo marrëveshje bashkëpunimi është në kuadër të angazhimeve për avancimin dhe fuqizimin e rolit të komuniteteve pakicë, veçmas të rinjve.

Sipas kësaj marrëveshje bashkëpunimi, për të rinët e përzgjedhur do të ofrohet punë praktike me pagesë në kohëzgjatje tre muaj. Ndërsa, të përzgjedhurit praktikën do ta kryejnë në administratë komunale.

Organizata “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” do ta bëjë grumbullimin e CV-ve të kandidatëve për vlerësim, ndërsa angazhimi dhe puna e tyre do të monitorohen nga dy partnerët nënshkrues të marrëveshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat