Qkmf “Dr. Vezir Bajrami” në Shtime pajiset me një autoambulancë moderne

Kosova

Qkmf “Dr. Vezir Bajrami” në Shtime pajiset me një autoambulancë moderne

Më: 27 korrik 2021 Në ora: 16:38
Qkmf “Dr. Vezir Bajrami” në Shtime pajiset me një autoambulancë moderne

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Vezir Bajrami” në Shtime, është pajisur me një autoambulancë të re, investim ky nga buxheti i Komunës së Shtimes.

Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli ka theksuar se ky investim vjen si rezultat i domosdoshmërisë, për përmirësimin e mëtutjeshëm të shërbimeve mjekësore.

“Krahas kësaj autoambulance, ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmën të investojmë në QKMF, e gjithashtu do të angazhohemi për furnizim me pajisje tjera moderne që shkojnë gjithnjë në të mirë të qytetarëve tanë”, tha kryetari Ismajli.

Ndërsa, drejtori i Shëndetsisë dhe Mirëqenies Sociale, Musa Baftiu u shpreh se ky investim është i qëlluar dhe shumë i mirëpritur nga personeli shëndetësor, njëashtu edhe nga qytetarët, që do të ndikojë në përmirësim të shërbimeve karshi tyre. Drejtori Baftiu bëri të ditur se kjo autoambolancë ka në dispozicion të gjitha pajisjet e domosdoshme për raste emergjente, gjë që buxhetit komunal i ka kushtuar mbi 35 mijë euro.

Me këtë rast, edhe u.d. drejtoresha e QKMF-së në Shtime,  Arbëresha Syla, tha se ka qenë mëse e nevojshme që kjo Qendër të pajiset edhe me një autoambulancë moderne, ngase një numër i madh i pacientëve e frekuentojnë këtë Qendër Mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat