Ngjarjet e paralajmëruara për nesër

Kosova

Ngjarjet e paralajmëruara për nesër

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 00:45
Foto ilustrim

Drejtori i Administratës komunale të Prizrenit, Osman Hajdari përuron Memorialin e Dëshmoreve. (Fshati Kobaj, ora 09:00)

Mbahet mbledhja e 261-të e Këshillit Gjyqësor të Kosovës. (Salla e takimeve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ora 09:00)

Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare ku do të jetë në shqyrtim të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për 2021. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban tryezën e diskutimit me temë “Themelimi i Gjykatës Komerciale në Kosovë: Nevoja për themelimin e saj, sfidat dhe pritshmëritë”. (Hotel “Sirius” Prishtinë, ora 10:30)

Kuvendi mban seancë plenare me pikat e mbetura nga seancat e kaluara. (Kuvendi i Kosovës, ora 14:00)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat