Malishevë: Dënohet me pesë muaj burgim pasi shtyu bashkëshortin dhe e gjuajti me filxhan shkaku i xhelozisë

Kosova

Malishevë: Dënohet me pesë muaj burgim pasi shtyu bashkëshortin dhe e gjuajti me filxhan shkaku i xhelozisë

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Gjakovë, dega në Malishevë, e ka dënuar me 5 mauj burgim me kusht të akuzuarën se e kishte shtyrë bashkëshortin dhe e kishte gjuajtur me filxhan shkaku i xhelozisë, E.E.

Sipas aktgjykimit të shpallur të mërkurën nga gjykatësi Lulzim Paçarizi, dënimi me burg ndaj të akuzuarës nuk do të ekzekutohet, nëse ajo nuk kryen vepër tjetër penale brenda periudhës verifikuese prej një viti.

E njëjta gjithashtu obligohet që në emër të shpenzimeve procedurale të paguajë shumën prej 20 euro, si dhe 30 euro në emër të kompensimit të viktimave të krimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndryshe, E.E. e ka pranuar fajësinë në seancën fillestare të mbajtur më 27 korrik.

Sipas aktakuzës, më 1 shtator 2020, rreth orës 05:30, në shtëpinë e tyre të përbashkët, pas një mosmarrëveshje të atëçastshme, me dashje përdor forcën ndaj bashkëshortit-të dëmtuarit V.H. duke i shkaktuar dhimbje.

Në aktakuzë thuhet se pasi që e akuzuara vëren një mesazh në telefonin e të dëmtuarit, ashtu që në shenjë xhelozie fillon e fjaloset, duke i bërtitur dhe ofenduar, ashtu që i dëmtuari i largon fëmijët nga shtëpia dhe i dërgon tek një mik i tij, ndërsa e akuzuara vazhdon dhe bërtet dhe në një moment revoltohet duke e shtyrë me dy duart të dëmtuarin, e më pas e nxjerrë një filxhan dhe gjuan në drejtim të të dëmtuarit mirëpo nuk e godet. Ajo ngarkohet se ka kryer veprën penale “Sulmi” nga neni 184, paragrafi 1, ku dënimi parashihet me gjobë ose me burgim deri në një vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat