13 mijë e 867 vaksina kundër COVID-19 jepen në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova

13 mijë e 867 vaksina kundër COVID-19 jepen në 24 orët e fundit në Kosovë

Më: 28 korrik 2021 Në ora: 15:19
Ilustrim

13 mijë e 867 vaksina kundër COVID-19 janë dhënë në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Nga MSH kanë bërë të ditur se deri tani 388 mijë e 73 vaksina janë administruar në vend.

263 mijë e 847 persona janë vaksinuar kundër COVID-19 deri tani.

124 mijë e 226 janë vaksinuar edhe me dozën e dytë të vaksinës.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.867 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 388.073 doza të vaksinës. Deri më sot 124.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është thënë nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që nga kjo ministri u kanë bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Nga MSH kanë thënë sot se varianti Delta i COVID-19 mund të përhapet më lehtë se sa variantet tjera duke rritur kështu numrin e rasteve, shkallën e hospitalizimit dhe të vdekjeve, veçanërisht midis individëve jo të vaksinuar plotësisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat