Nesër temperaturat deri në 41 gradë Celsius

Kosova

Nesër temperaturat deri në 41 gradë Celsius

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 00:00
Ilustrim

Nesër në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë. Temperaturat maksimale pritet të luhaten nga 36 deri në 40 gradë Celsius në nivel vendi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginë nesër pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 40 gradë Celsius.

Ditëve të ardhshme na pret mot kryesisht i kthjellët dhe me vapë të fortë verore.

Temperaturat mund të shënojnë rritje edhe për ndonjë gradë dhe në Kosovë ajo më e larta mund të arrijë deri në 41 gradë Celsius, ndërsa në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore deri në 42-43 gradë Celsius. Mundësia për rrebeshe të izoluara do të jetë shumë shumë e vogël për shkak të ajrit të thatë dhe stabil antciklonik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat