Vazhdon largimi i barishteve dhe pastrimi i trotuareve nëpër fshatra

Kosova

Vazhdon largimi i barishteve dhe pastrimi i trotuareve nëpër fshatra

Më: 29 korrik 2021 Në ora: 17:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Komuna e Fushë-Kosovës përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Mjedisit, përmes ekipeve të veta mobile, është duke vazhduar me pastrimin dhe mirëmbajtjen e pjesëve të ndryshme në fshatrat e komunës.

Gjatë këtyre ditëve është bë pastrimi i mbeturinave, dhe barishteve, e pjesë e këtyre angazhimeve ishin stadium i futbollit dhe hapësirat për rreth në Sllatinë.

Pastrimi u vazhdua pastaj me rrugën kryesore nga Mesbardhi, Bardh i Madh deri në Grabovc.

Lusim qytetarët e këtyre fshatrave që së bashku të kujdesemi në mirëmbajtje të ambientit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat